Rreth nesh

Shqipëri

Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) është një entitet juridik shqiptar i regjistruar në bazë të Ligjit për organizatat jofitimprurëse (2001). REC Albania punon për të përmbushur misionin e organizatës duke mbështetur OJQ-të, institucionet mjedisore dhe palët e interesuara në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. Qendra gjithashtu promovon proceset pjesëmarrëse dhe shkëmbimin e informacionit.

REC Albania është një organizatë aktive jo-qeveritare lindur nga dëshira për të frymëzuar dhe për të bërë thirrje mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të shoqërisë shqiptare

Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri, si një pasuese e Qendrës Rajonale të Mjedisit punon në disa programe të cilat fokusohen në:

  • Iniciativa lokale dhe investime mjedisore;
  • Planifikim dhe manaxhim mjedisor, dhe zhvillim kombëtar, rajonal dhe rural;
  • Edukim dhe informim mjedisor;
  • Legjislacioni mjedisor dhe kuadri ligjor;
  • Zhvillim kapacitetesh dhe asistencë teknike;
  • Pjesëmarrje publike dhe çështje mjedisore;
  • Mbështetje dhe asistencë e shoqërisë civile;

REC Albania promovon bashkëpunimin midis grupeve të ndryshme të interesit, siguron këshillim profesional për vendimmarrësit; shpërndan njohuri mbi politikat dhe mjetet e Edukimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm; zhvillon paketa inovative multimediale në formate online dhe të printuara për përdorim në klasë; ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve të palëve të interesuara lokale dhe kombëtare; dhe lehtëson pjesëmarrjen e publikut në hartimin e politikave.

Misioni: Misioni i REC Albania është të kontribuojë në transparencën, qëndrueshmërinë dhe integrimin evropian, zbatimin e projekteve që ndërtojnë qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike, promovimin e zgjidhjeve të energjisë së pastër, përkrahjen e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe forcimin e qeverisjes mjedisore në Shqipëri dhe më gjerë.

Aktivitetet: Aktivitetet e REC Albania kombinojnë ndërtimin e kapaciteteve dhe lehtësimin në kërkime dhe inovacion. REC Albania është një organizatë kyçe e specializuar në vend në zhvillimin, zbatimin dhe promovimin e politikave dhe mjeteve për zhvillimin e qëndrueshëm, përsa i përket mundësimit të zhvillimit dhe partneriteteve të palëve të interesuara, në menaxhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin e burimeve natyrore, në integrimin e problematikave mjedisore në politikat sektoriale, dhe në hartimin, negocimin dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

REC Albania kontribuon drejtpërdrejt në Planin Global të Veprimit të UNESCO-s 2013 për Arsimin për Zhvillim të Qëndrueshëm (ESD) dhe Strategjinë e UNECE për ESD dhe lehtëson arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara duke ndërtuar kapacitete në lidhje me Agjendën e Kombeve të bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.