Menaxhimi Efektiv i Burimeve Natyrore

21 Sep, 2019

Qëllimi i programit është të rrisë kapacitetet e palëve të interesit për të përballuar sfidat e qëndrueshmërisë në lumenjtë e Shqipërisë, duke u përqëndruar në përmirësimin e fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë së komuniteteve dhe bizneseve dhe të kuptojnë më shumë rëndësinë e menaxhimit të burimeve të qëndrueshme të bazuar në shkencë. Qëllimi është të sigurojmë aftësi të qëndrueshme dhe trajnim të zhvillimit të qëndrueshëm për komunitetet e zonave rreth lumenjve në Shqipëri. Duke mbështetur veprimet lokale dhe ngritjen e kapaciteteve përmes këtij programi, REC Albania ndihmon në përmirësimin e performancës së autoriteteve lokale për sa i përket përputhjes me Direktivën e Kuadrit të Ujit së BE (WFD); dhe ndihmon popullsinë vedase të kontribuojë në qëndrueshmërinë përmes aktiviteteve të tyre të përditshme.