Informacioni Mjedisor

22 Sep, 2019

Mjedisi Sot (www.mjedisisot.info) është një platformë e shkëmbimit të informacionit e menaxhuar nga REC Albania, për 15 vjet (maj 2000). Ajo shërben si pikë referimi për shoqërinë civile të mjedisit. Mjedisi Sot është krijuar për të mbledhur dhe përpunuar të gjithë informacionin përkatës nga institucionet dhe organizatat mjedisore të shoqërisë civile mbi statusin mjedisor, zbatimin e legjislacionit dhe programeve mjedisore, zhvillimin e shoqërisë civile, bashkëpunimin me institucionet, procesin e integrimit në BE, nismat civile rajonale dhe ndërkombëtare, etj.

Organizatat e shoqërisë civile (OShC) dhe qytetarët mund të përdorin burimet e Mjedisi Sot për të diskutuar tema të ndryshme mjedisore ose probleme. Faqja e internetit është krijuar për të siguruar mbështetjen në lidhjen e OShC-ve dhe të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve konkrete. Ajo u ofron mundësi organizatave të vogla dhe qytetarëve të ekspozojnë problemet e tyre mjedisore dhe të krijojnë besim me OShC të tjera në nivel lokal dhe kombëtar. Shoqëria Civile mund të përdorë burimet e ofruara nga faqja në internet (informacion, materiale trajnuese), të marrë pjesë dhe të përdorë mjetet e diskutimit në internet, të krijojë rrjete, të fillojë nisma të reja duke përdorur mjetet e komunikimit online të Mjedisi Sot.