Edukim për Zhvillimin e Qëndrueshëm
REC Albania kontribuon drejtpërsëdrejti në Planin e Veprimit
Global të UNESCO-s për Edukimin për Zhvillim të Qëndrueshëm (EZHQ) dhe
Strategjinë e UNECE për EZHQ, dhe lehtëson arritjen e Objektivave të Zhvillimit
të Qëndrueshëm të OKB duke ndërtuar kapacitete në lidhje me Agjendën 2030 të OK
për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Ne ofrojmë këshillim profesional për vendimmarrësit për
politikën arsimore; nxisim dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar midis
grupeve të ndryshme të interesit; shpërndajmë njohuritë mbi politikat dhe
mjetet e EZHQ; zhvillojmë mjete multimediale inovative në formatet online dhe
të printuara për përdorim në klasë; ndërtojmë kapacitetet e grupeve rajonale,
kombëtare dhe vendore; dhe lehtësojmë pjesëmarrjen e publikut në hartimin e
politikave.