Ekonomia e Gjelbër

24 Sep, 2019

Nëse vite përpara ekonomia varej nga përdorimi i burimeve natyrore, sot rezulton një 'krizë e burimeve', me një kërcënim të mungesave dhe rritjes së çmimeve. Krijimi i një modeli bazuar në Ekonominë e Gjelbër është shumë i rëndësishëm sepse duhet të mundësohet rritja ekonomike pa dëmtuar mjedisin. Për të arritur tek një model i tillë ekonomik duhet të kryhet menaxhimi sa më i mirë i burimeve. Prandaj sot është shumë e rëndësishme ngritja e kapaciteteve të aftësive të gjelbra tek të rinjtë, të cilat janë të domosdoshme për një Ekonomi të Gjelbër. Sot më shumë se kurrë kërkohet një forcë punëtore e cila të ketë bërë të vetën kompetencat “e gjelbra” të punës. Shqipëria është në hapat e para të kësaj Ekonomie, tek tuk mund të identifikohen nisma dhe sipërmarrje të gjelbra, sepse aktualisht në këtë drejtim ka pasur fare pak zhvillime.