Regjistri i Artizanëve të Bashkisë Shkodër dhe Malësi e Madhe

28 Jan, 2020

Ky regjistër është përgatitur në kuadër të projektit IMPRECO, i cili ka qëllim kryesor të mbrojë dhe të përmirësojë shërbimet e ekosistemit dhe të trajtojë ndjeshmërinë e tyre mjedisore duke forcuar potencialin e shumëllojshmërisë biologjike të zonave të mbrojtura dhe ruajtjen e ekosistemeve përmes rrjeteve të tyre ndërkombëtare.

Ky regjistër përmbledh informacion të detajuar për 30 artizanë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe.  Aktiviteti i tyre është në fushat e agrobiodiversitetit, eko turizmit, praktikave të punës në zeje. Shumë prej tyre kanë  ruajtur traditat e zonës në prodhimin e produkteve tradicionale të zonës, punimin e drurit dhe metaleve, përpunimin e leshit dhe tekstileve, etj. Punimet e tyre gjenden në dyqane dhe promovohen në panaire të ndryshme vendore dhe kombëtare. Ata janë bërë pjesë e ofertës turistike të këtij rajoni.

Për të shkarkuar broshurën, ju lutemi klikoni këtu: Regjistri i Artizanëve të Bashkisë Shkodër dhe Malësi e Madhe