"Pasqyra e Krimit Mjedisor" Nr. 3
Ky botim elektronik përmban raste të krimit mjedisor të raportuara nga mediat dhe shoqatat mjedisore dhe zhvillime rreth kësaj problematike në vendin tonë. Ai është krijuar nga organizata mjedisore dhe anëtarë të grupit këshillues mbi krimin mjedisor në Shqipëri si një instrument për të grumbulluar dhe komunikuar raste specike të krimit mjedisor në ndihmë të autoriteteve ligjzbatuese.
Gjurmët e krimit mjedisor janë të dukshme në vend. Po ashtu për fat të keq, nuk ka të dhëna të sakta dhe gjithëpërfshirëse. Vendit ende i mungon një sistem i unifikuar raportimi, parandalimi dhe ndjekje e krimeve të tilla. Sipas shifrave nga Prokuroria e Përgjithshme të vlefshme për vitin 2019, pati vetëm 266 raste të referuara në këtë institucion, nga të cilat vetëm 66 raste u dërguan në Gjykatë dhe 48 u dënuan. Ne e dimë se vendi mbetet i prekur nga krimi mjedisor, i cili është nganjëherë shumë i organizuar dhe i sofistikuar, dhe për ta luftuar këtë krim nevojiten burime, bashkëpunim institucional, ndryshime legjislative dhe bashkëpunim me shoqërinë civile dhe aktivistët e mjedisit.
Duke bashkuar ekspertizën e tyre, shoqëria civile, akademikët dhe media bëhen një faktor i rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin në të gjitha nivelet, dhe për të ndihmuar në rritjen e eficiencës së punës së institucioneve për adresimin e këtyre veprave penale.
Në këtë kontekst, REC Shqipëri dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kanë marrë nismën për publikimin e një botimi të titulluar "Pasqyra e Krimit Mjedisor" me kontributin e të gjithë anëtarëve të Grupit Këshillimor për Krimin Mjedisor, si një kontribut të dobishëm për të forcuar bashkëpunimin shumë të nevojshëm midis të gjithë aktorëve të shoqërisë civile.
Shpresojmë që çështjet e përfshira në këtë botim dhe ato që do të pasojnë përgjatë vitit të ofrojnë rekomandime, praktika të mira, raste studimi dhe informacione të rëndësishme, për të ndihmuar agjencitë përkatëse të realizojnë vendimmarrje të informuar dhe të bazuar në prova.
Për të shkarkuar versionin elektronik të gazetës, ju lutem klikoni këtu: Pasqyra e Krimit Mjedisor