Një dokument politik mbi ndryshimet klimatike në kuadër të 5 vjetorit të Marrëveshjes së Parisit

29 Dec, 2020

Ky dokument politik është përgatitur nga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) në kuadër të projektit NET Climate “Ndryshimet klimatike dhe rrjetëzimi si mjeti që nxit aktivizimin qytetar” në bashkëpunim Organizatat të Shoqërisë Civile në Shqipëri të rrjetit "NET-Climate"

REC Albania ka ndërmarrë nismën e ngritjes së një platforme të OJF-ve për ndryshimet klimatike, e cila synon artikulimin më të fortë të zërit të shoqërisë civile në proceset e klimës në Shqipëri. Përmes këtij Dokumenti Politik synojmë të ndikojmë me shumë në rritjen e pjesëmarrjes së grupeve të shoqërisë civile në hartimin apo përmirësimin e politikave për klimën, në shtysën për një angazhim më të fortë të qeverisë shqiptare në detyrimet për të ulur shkarkimet e gazeve serë dhe forcimin e edukimit për klimën për të gjithë shoqërinë.

Çështjet e politikave të paraqitura në këtë dokument janë nxjerrë nga puna e organizatave të shoqërisë civile që operojnë në fushën e mjedisit, projektet që adresojnë çështje të ndryshimeve klimatike, nismat dhe kontributet e palëve të interesit.

Përfituesit direkt të këtij dokumenti janë aktivistët e çështjeve të klimës, organizatat e shoqërisë civile e në veçanti ato mjedisore, vendimmarrësit lokalë, institucionet shtetërore përgjegjëse për integrimin e çështjeve të Klimës në bashkëpunimin ndërsektoriale, sektori privat dhe media.

Dokumentin e politikave mund ta gjeni këtu: Dokumenti Politik për Klimën

Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutem na kontaktoni në: info@recshqiperi.org