Negociatat e Shqipërisë në BE dhe Kapitulli 27 - Prezantimi i Raportit të Organizatave të Shoqërisë Civile

08 Apr, 2021

Shqipëria po përparon drejt përmbushjes së kushteve për të nisur procesin e negociatave me BE-në. Është e ditur dhe pranuar që Kapitulli 27: “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” është një nga kapitujt më kompleksë, ku aktorë të ndryshëm të shoqërisë duhet të përfshihen dhe të kontribuojnë. Partnerët kryesorë të Grupimit GREEN 27+: Qendra Burimore e Mjedisit (REC Shqipëri), Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Instituti i Kërkimeve Urbane (URI), janë angazhuar në zhvillimin e një programi mbështetjeje dhe rritje kapacitetesh për shoqërinë civile, duke synuar përmirësimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke nxitur dialogun midis institucioneve qeveritare dhe OShC-ve mbi legjislacionin mjedisor. Me mbështetjen e 20 organizatave mjedisore nga i gjithë vendi, programi i parë pilot është një kontribut i ngritur për procesin, duke zhvilluar dhe artikuluar pozicionin e OShC-ve në negociatat BE-Shqipëri, në lidhje me temat e Kapitullit 27. Në mënyrë që të maksimizohen rezultatet e prekshme të raportit, nënkapitujt tematikë të mëposhtëm janë identifikuar si fokus prioritar:

1. Legjislacioni horizontal

2. Mbetjet

3. Uji

4. Ruajtja e natyrës

Kjo qasje ka ndihmuar në pasqyrimin e pozicionit të OShC-ve mjedisore në procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në në fushat e mësipërme të nënkapitullit.

Grupimi GREEN 27+ beson fuqimisht në rolin e rëndësishëm që shoqëria civile mjedisore shqiptare mund dhe duhet të luajë në procesin e negociatave me BE-në, një rol vendimtar dhe të pashmangshëm në të gjithë këtë proces.

Nga ana tjetër, gjendja aktuale e gatishmërisë institucionale për negociatat me BE-në tregon një hapësirë të kufizuar për përfshirjen e shoqërisë civile. Kjo, kryesisht për shkak të mungesës së mënyrave, njohurive për përfshirjen e OShC-ve, si dhe informacionit të kufizuar teknik mbi vetë procesin e negociatave me BE-në. Sidoqoftë, OShC-të mjedisore shqiptare po luajnë gjithnjë e më shumë rolin e tyre mbikëqyrës në zhvillimin e politikave, përmbushjen e kërkesave dhe zbatimin e ligjit, të drejtën për të marrë informacion dhe pjesëmarrjen publike, etj.

Ky raport u përgatit bashkërisht nga grupimi GREEN 27+, me ndihmën e Qeverisë Suedeze, përmes Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit, e cila mbështet punën e Republikës së Shqipërisë drejt një mjedisi më të mirë dhe zbatimin e përfitimeve mjedisore të BE-së për Kapitullin 27 me aftësitë dhe njohuritë suedeze për rregulloret e BE-së dhe zbatimin. Burimi i financimit për këtë tender vjen nga Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të zbatimit të programit SANE27.

Për të aksesuar raportin klikoni këtu: Raporti