The Green and Pink Catalog

04 Oct, 2023
Projekti ‘Bizneset e Gjelbra drejtuar nga gratë në Shqipëri’ është një projekt që synon fuqizimin ekonomik të gruas - si punëmarrëse dhe si sipërmarrëse, përmes promovimit të praktikave prodhuese të gjelbra, të cilat thënë ndryshe bazohen në përdorimin e përbërësve natyrorë dhe parimet e eficencës së energjisë, duke krijuar produkte me gjurmë të ulët karboni. REC Shqipëri falenderon përzemërsisht GEF, SGP në Shqipëri për mbështetjen e këtij projekti mjaft interesant.