Korridori kullosor

07 May, 2024

Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) është në zbatim të një projekti për vlerësimin dhe rehabilitimin e kullotave dhe livadheve në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik. Projekti synon të përmirësojë përdorimin dhe rehabilitimin e qëndrueshëm të kullotave përmes një vlerësimi gjithëpërfshirës, sic është hartëzimi i vegetacionit nën konsideratat e faktorëve socio-ekonomikë të zonës.

Objektivat e projektit

Objektivat Ekologjike:
  • Përmirësimi i praktikave të menaxhimit për kullotat.
  • Rritja e lidhshmërisë së habitatit dhe niveleve të biodiversitetit.
  • Ruajtja e shërbimeve të ekosistemit të ofruara nga kullotat.
Objektivat Socio-ekonomike:
  • Rritja e kuptimit dhe ndërgjegjësimit midis komuniteteve lokale mbi përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve të kullotave.
  • Përmirësimi i mundësive ekonomike falë restaurimit të kullotave dhe cilësisë më të mirë të shërbimeve të ekosistemit.
  • Fuqizimi i bashkëpunimit midis OJQ-ve lokale, anëtarëve të komunitetit dhe përfaqësuesëve të AdZM-ve.
Objektivat e Dijes dhe Politikës:
  • Gjenerimi i njohurive shkencore përmes metodologjisë së hulumtimit.
  • Integrimi i gjetjeve të projektit në Planet e Veprimit Vjetor të AdZM-ve, si dhe diskutimin me autoritetet lokale për trajtimin e sfidave të kullotave në planet e tyre strategjike të zhvillimit.
  • Shpërndarja e gjetjeve të projektit përmes publikimeve, një artikulli shkencor, workshopeve dhe takimeve në nivel kombëtar dhe lokal.
  • Rritja e kuptimit dhe ndërgjegjësimit midis komuniteteve lokale mbi përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve të kullotave.

Kohëzgjatja e projektit është deri më 31 Tetor 2025.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes projektit BESTbelt. Projekti BESTbelt është një përpjekje novatore që synon të mbrojë dhe ndërlidhë peizazhet e veçanta të Evropës, nën ombrellën e Iniciativës Evropiane të Brezit të Gjelbër. Ky brez, i karakterizuar nga biodiversiteti i tij i pasur dhe peizazhet e larmishme, shtrihet nga pika më veriore e Evropës, përmes Evropës Qendrore, deri në Detin e Zi, Jon dhe Adriatik, duke pasqyruar diversitetin e gjerë politik, biologjik dhe socio-ekonomik të vendeve që përshkon.